Bisedë mbi 1 orë mes Trump dhe Putin, diskutohet zgjidhja e konfliktit në Ukrainë

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ku janë diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë, sipas njoftimit të Kremlinit.

Sipas palës ruse, diskutimi është përqendruar veçanërisht te Irani dhe situata në rajon, ku Putin ka ofruar ide për programin bërthamor iranian dhe ka mbështetur zgjatjen e armëpushimit me Teheranin.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar për “pasoja jashtëzakonisht katastrofike” në rast të përdorimit të sërishëm të forcës ushtarake nga SHBA dhe Izraeli në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, Kremlini thotë se Trump është shprehur optimist se një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është afër.

Putin, po ashtu, ka propozuar një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë për Ditën e Fitores, më 9 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *