Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ka zhvilluar sot një aksion ku janë siguruar katër persona të dyshuar për keqpërdorime të pretenduara që lidhen me një procedurë tenderuese nga Drejtoria e Doganave.
Sipas informacioneve fillestare, në mesin e të ndaluarve është edhe ish-drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, i cili më herët ka qenë nënkryetar i LSDM-së dhe kryetar i Komunës së Karposhit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se pritet të sqarohen të gjitha rrethanat rreth rastit, si dhe roli i secilit prej të dyshuarve në procedurën për të cilën dyshohet keqpërdorim.
