Inida Gjata rrëfen në Ferma VIP: “Jam në prag divorci, djali im është autik”

Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, është bërë pjesë e Ferma VIP, ku që në hyrje tërhoqi vëmendje me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.

Gjatë një bisede në oborr me banoret Moza dhe Kostana, ajo ndau detaje personale nga jeta e saj, duke treguar se pas 15 vitesh martesë ndodhet në prag divorci.

Sipas saj, marrëdhënia nuk funksiononte më dhe tashmë ndihet më mirë vetëm dhe e lirë.

“Unë vetëm jam rehat fare. Ç’e dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më”, u shpreh Zhaku.

Ajo foli edhe për djalin e saj 4-vjeçar, duke treguar se ai është në spektrin autik, por ka inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ka bërë përparime të mëdha.

“Ka filluar të flasë nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip dhe anglisht”, tha ajo mes emocionesh.