Influencerja e njohur Hati ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për studentët dhe qytetarët që po protestojnë në Shqipëri, duke deklaruar se është e gatshme t’i ndihmojë financiarisht.
Pas kthimit nga pushimet, Hati publikoi një video ku u shpreh se qëndron pranë protestuesve në këtë moment të rëndësishëm.
Ajo tha se është e gatshme të mbulojë shpenzimet për gjërat e nevojshme që protestuesit të ndihen të sigurt gjatë protestave dhe u bëri thirrje që ta kontaktojnë nëse kanë nevojë për ndihmë.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndihma financiare e ofruar nga Hati ka filluar të shpërndahet.
