Haqim Ramadani ka shprehur mbështetjen për kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, duke e uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale.
Me një përqafim dhe mesazhin “Urime vëlla, bashkë për Bërvenicën!”, Ramadani përcolli një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për Jahijin, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve.
Ky mesazh vjen në një moment të rëndësishëm të garës zgjedhore në Bërvenicë, ku kandidatët po përgatiten për raundin e ardhshëm.
