Labinot Tahiri kërkon ruajtjen e marrëdhënieve të forta me SHBA-në

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka reaguar publikisht, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbështetje të ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij, Tahiri ka kujtuar mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në periudhat më të rëndësishme të historisë së saj, duke theksuar se kjo miqësi duhet të ruhet dhe të vlerësohet.

“Duhet të ngrihemi në protestë ashtu siç e kemi kërkuar Amerikën para luftës, edhe tani në ruajtjen e miqësisë me Amerikën”, ka shkruar ai.

Labi ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me politikat ekonomike dhe energjetike në vend, duke theksuar se në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë mallra dhe produkte nga Serbia, ndërsa, sipas tij, po refuzohet bashkëpunimi në fusha të caktuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.