Lideri i lëvizjes studentore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët që po protestojnë në Tiranë.
Ademi ka publikuar fotografi nga protesta, duke treguar solidaritetin e tij me studentët dhe zhvillimet në kryeqytetin shqiptar.
Publikimi i tij vjen në një kohë kur protestat në Tiranë kanë tërhequr vëmendje të gjerë publike.
