Categories: LajmeRajon-Botë

Gjermania propozon heqjen e votimit unanim në BE, mundësi e re për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për heqjen e parimit të votimit unanim në Bashkimin Evropian në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, dhe zëvendësimin e tij me parimin e shumicës, si në demokraci.

Nëse kjo ndodh, do të jetë lajm i mirë për Kosovën, pasi që pranimi i saj eventual në union nuk do të mund të pengohet me veto nga pesë shtetet anëtare që nuk ia njohin pavarësinë, e të cilat janë deklaruar se nuk do të votojnë pro kësaj mundësie.

“Në një demokraci, parimi i shumicës është normë, ndërsa unanimiteti përjashtim,” tha Wadephul gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, në Dublin, raporton DPA, përcjellë kp. “Dhe ne duhet ta bëjmë normën e demokracisë edhe normë në Bashkimin Evropian. Vetëm në këtë mënyrë Evropa mund të mbetet e aftë për të vepruar”.

Pas zgjedhjeve në Hungari më 12 prill dhe humbjes së Viktor Orbánit, tani ekziston një dritare e mirë kohore që duhet shfrytëzuar, tha kryediplomati gjerman.

I konsideruar si i afërt me Rusinë, kryeministri i deritashëm në Budapest kishte bllokuar me të drejtën e vetos, votimet e BE-së gjatë 16 viteve që ka udhëhequr Hungarinë.

“Çdo muaj ka rëndësi, madje edhe çdo javë,” paralajmëroi Wadephul.

Pak para humbjes së tij, Orbáni bllokoi një kredi të BE-së prej 90 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë) për Ukrainën në fund të marsit, duke shkaktuar zemërim, ndër të tjerë, edhe te kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili e quajti këtë “një akt të madh mosbesnikërie”.

Të mërkurën, vendet e BE-së ranë dakord të zhbllokojnë kredinë dhe të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Hungaria hoqi dorë nga kundërshtimi i saj disa mujor.

Irlanda është vendi anëtar i Unionit Evropian që merr presidencën e Këshillit të BE-së në korrik.

Admin1

Recent Posts

Shkupi tashmë më afër Prishtinës

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka vlerësuar investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë,…

7 minutes ago

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, çmimi i parë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…

45 minutes ago

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

1 hour ago

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

2 hours ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

3 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

15 hours ago