Franceska Murati përplaset me gazetarin: “Mos bëni shpifje për vëmendje!”

“Keni guxim të flisni, atëherë sillni fakte!” – Franceska Murati reagon ashpër ndaj akuzave të gazetarit!

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale midis ish-banores së “Big Brother VIP 3”, Franceska Muratit, dhe gazetarit Elton Tozaj.

Gjithçka nisi pas deklaratave të Tozaj në emisionin “T7”, ku ai aludoi se rikthimi i Franceskës në Shqipëri nuk ka lidhje me pushimet apo dëshirën për të shijuar vendin, por me një histori personale të fshehtë. Gazetari shkoi deri aty sa u shpreh se ajo ka ardhur për “dashnorin” dhe se ajo duhet të tregojë arsyet e vërteta të divorcit të saj.

Franceska, e njohur për natyrën e saj direkte, nuk ka zgjedhur të heshtë. Ajo ka reaguar ashpër në profilin e saj, duke e akuzuar gazetarin për shpifje dhe përpjekje për të marrë vëmendje përmes deklaratave të pavërteta.

“Keni guxim të flisni, atëherë hajdeni me fakte! Se me shpifje dhe mashtrime dalim të gjithë në TV,” – shkruan Franceska, duke i kërkuar gazetarit të sjellë prova për pretendimet e tij dhe jo të përdorë jetën e saj private për klikime.

Kjo përplasje ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në qëndrime të ndryshme lidhur me këtë debat.

Screenshot