Ervin Kapaj shpërthen ndaj fermerit: “Merrte 2 vezë në mëngjes dhe flinte gjithë ditën!”

Ish-konkurrenti i “Ferma VIP 3”, Ervin Kapaj, ka ndarë mendimet e tij për dinamikat e krijuara brenda spektaklit, duke kritikuar disa nga ish-fermerët për mungesë angazhimi dhe protagonizmi.

Në një intervistë për BORDO, Kapaj u ndal veçanërisht te Romiri, për të cilin tha se gjatë gjithë eksperiencës së tij në fermë nuk ka sjellë përmbajtje apo situata që do ta bënin një lojtar aktiv.

“Që në fillim e kam parë si një person pasiv. Hante vezët e mëngjesit, pushonte, merrej me disa gjëra të vogla dhe kaq. Nuk krijonte situata apo debate”, u shpreh ai.

Sipas Kapajt, disa prej konkurrentëve kanë zgjedhur të qëndrojnë në hije dhe të përfitojnë nga debatet apo ngjarjet e krijuara nga të tjerët, në vend që të ndërtonin vetë lojën e tyre.

Ai shtoi se personazhe si Moza dhe Iliri kanë qenë ata që kanë prodhuar më shumë dinamika, ndërsa të tjerët, sipas tij, thjesht kanë reaguar ndaj situatave të krijuara prej tyre.

“Nuk mjafton të jesh pjesë e formatit, duhet të jesh protagonist dhe të japësh diçka për publikun”, tha Kapaj, duke lënë të kuptohet se jo të gjithë banorët kanë qenë në të njëjtin nivel për sa i përket lojës dhe kontributit në spektakël.