Elijona konfirmon ndarjen nga Klodi: “Nuk jemi më në lidhje”

Elijona ka konfirmuar publikisht se ajo dhe Klodi nuk janë më bashkë, duke i dhënë fund aludimeve të ditëve të fundit për statusin e tyre në çift.

Përmes një postimi në “Instastory”, ajo tha se vendosi ta bëjë të ditur ndarjen për korrektësi ndaj ndjekësve që i kanë mbështetur, por theksoi se nuk dëshiron që jeta e saj private të vazhdojë të jetë pjesë e lajmeve dhe pyetjeve të vazhdueshme.

“Doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje”, shkroi Elijona.

Ajo foli me respekt për kohën që kanë kaluar së bashku dhe tha se, pavarësisht ndarjes, nuk ka ndërmend të flasë keq për ish-partnerin e saj.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë.”

Në fund, Elijona falënderoi ndjekësit për dashurinë dhe mbështetjen, duke bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt.