Eli Fara tregon momentin e papritur në një dasmë: “Mora makinën dhe u largova”

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja Eli Fara ka treguar një situatë të veçantë që i ka ndodhur gjatë një dasme, ku sipas saj, drejtuesi i ceremonisë u jepte vazhdimisht urdhra të ftuarve.

“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.

Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!

Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara.