Një moment i pazakontë gjatë qëndrimit të Izet Mexhitit në Nju-Jork ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Sipas pamjeve dhe raportimeve që po qarkullojnë, disa protestues shqiptarë në SHBA dyshohet se e kanë ngatërruar Mexhitin me një pjesëtar të delegacionit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke i drejtuar atij thirrje dhe kritika.
Mexhiti, i cili është bashkëkryetar i VLEN-it, shihet se ka reaguar me buzëqeshje, pa hyrë në përplasje me protestuesit.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje pikërisht për shkak të ngatërresës së mundshme të identitetit. Nga pamjet nuk është e qartë nëse protestuesit e kanë kuptuar menjëherë se bëhej fjalë për Mexhitin.
Mexhiti ndodhet në SHBA në kuadër të pjesëmarrjes në Galanë Vjetore të Këshillit Shqiptaro-Amerikan, e cila u mbajt më 24 shtator në Nju-Jork.
