Me aktivitete për fëmijë, tregime për kafshët dhe një program muzikor argëtues është shënuar nisja e festimeve për 100-vjetorin e Kopshti Zoologjik i Shkupit, një nga kopshtet zoologjike më të vjetra në Ballkan.
Sot, kopshti strehon rreth 500 kafshë nga rreth 100 lloje të ndryshme, përfshirë elefantin, hipopotamin Buco, luanët e detit, lemurët, pinguinët dhe ariun autokton, ndër të tjera atraksione.
Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, theksoi se po punohet për përmirësimin e kushteve dhe rikthimin e kopshtit në organizatën EAZA, nga e cila ishte përjashtuar më herët, gjë që do të mundësonte sjelljen e specieve të reja.
Edhe drejtoresha e kopshtit, Katerina Kostova, njoftoi rinovim të hapësirave dhe ndërtim të strehëve të reja sipas standardeve evropiane, me qëllim përmirësimin e kushteve për kafshët dhe vizitorët./aktuale.mk
