Në listën e kompanive me fitimet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut dominojnë bankat, operatorët e telekomunikacionit dhe industria farmaceutike, përfshirë Alkaloid dhe Mega Vital (Zegin). Pjesë e listës janë edhe kompani nga energjia, tregtia e karburanteve dhe materialet ndërtimore si Usje Titan, IGM Trade, Knauf Radika dhe Conti Hidroplast.
Në mesin e investitorëve në zonat industriale përfshihen Johnson Matthey, VDL Bus (Van Hool), Magna Mirrors, Amphenol Technology dhe Kostal.
Nga industria e duhanit janë Philip Morris dhe Imperial Tobacco, ndërsa nga sektori i minierave Knauf Skopje, Bucim dhe Mermeren Kombinat Prilep.
Në listë janë edhe kompani nga lojërat e fatit si Apex MK dhe Casinos Austria.
Nga prodhimi i pijeve përfshihen Pivara Skopje dhe Tikvesh, ndërsa në ndërtimin e banesave East Gate Living dhe Adora.
Te tregtarët e automjeteve janë Mak Autostar dhe Porsche Macedonia, ndërsa nga zinxhirët e shitjes me pakicë në Top-50 përfshihen KAM dhe Kipper Market.
