Bujar Osmani reagon ndaj mesazhit “Rrini rahat”: “Tani punën e kanë studentët”

Nënkryetari i BDI, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj postimeve të liderëve të VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët më herët kishin shpërndarë mesazhin “Rrini rahat” në prag të protestës së studentëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani tha se situata tashmë ka marrë një drejtim tjetër dhe se, sipas tij, “punën e kanë marrë studentët”.

“Paskan thënë: ‘Rrini rahat.’ Jo, jo… tash krejt do rrimë rahat, sepse punën e kanë marrë në dorë studentët, pjesa më e shëndoshë, më e pastër dhe më e ndërgjegjshme e shoqërisë”, ka deklaruar ai.

Deklarata e tij vjen në kuadër të debatit politik që po shoqëron protestën e paralajmëruar të studentëve.