Hoxhë Zekerija Bajrami u ka bërë thirrje studentëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës për mbrojtjen e gjuhës shqipe, duke kërkuar që protesta të zhvillohet në mënyrë dinjitoze dhe pa incidente.
Përmes një mesazhi publik, ai u bëri apel studentëve që të mos mungojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre legjitime, duke theksuar se nuk po kërkojnë “lëmoshë”, por atë që u takon.
“Ju nuk kërkoni lëmoshë, por hisen që ju takon. Ju jeni ajka e popullit, ju jeni boshti kurrizor i shoqërisë”, ka deklaruar Bajrami.
Ai gjithashtu u kërkoi studentëve të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës dhe të ruajnë etikën dhe dinjitetin.
