Bes Kallaku me kapitull të ri në jetën private, konfirmon romancën me partneren e re

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku duket se ka nisur një fazë të re në jetën e tij personale, duke lënë pas një periudhë të komentuar në media.

Së fundmi, ai ka ndarë në rrjetet sociale momente romantike dhe dedikime për partneren e tij të re, duke konfirmuar në mënyrë indirekte lidhjen që prej disa kohësh ishte përfolur në publik.

Sipas raportimeve, partnerja e tij e re quhet Ejona dhe dyshohet se çifti tashmë jeton bashkë, ndërsa kanë nisur edhe planet për një ceremoni martesore private, larg vëmendjes mediatike.

E reja nuk është pjesë e botës së showbiz-it dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike, duke e mbajtur jetën personale sa më diskrete.