Bekim Sali ka deklaruar se të enjten pritet të sillet draft-final për zgjidhjen lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Në emisionin “Click Plus” në TV21, Sali tha se ekspertët do të vendosin nëse kjo zgjidhje do të duhet të dërgohet në Komisioni i Venecias.
“A do të ketë nevojë ajo zgjidhje të shkojë në Komisionin e Venecias apo jo, ditën e enjte duhet të sillet një zgjidhje finale nëse ka nevojë të shkojë në këtë Komision. Në deklaratën e fundit thash se brenda një jave do të ketë zgjidhja finale që duhet të jetë nga ekspertët, por ne e kemi dhënë mbështetjen politike që duhet të ketë ky vendim”, ka deklaruar Sali.
Ai shtoi se, sipas tij, nuk është problem nëse procedura zgjatet edhe për një muaj në Komisionin e Venecias, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e harmonizuar ligjore.
“Kam thënë se zgjidhjet e shpejta shpesh na japin pasoja si mos-harmonizimi i ligjeve që ka të bëjë me ligjin për gjuhët, pasi pastaj paraqiten studentët, zanatlinjtë, sportistët. Kemi bërë analizën sa lloje të provimeve shtetërore ka ku duhet të implementohet gjuha shqipe”, tha zv/kryeministri Sali.
