Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të studentëve shqiptarë nga Tirana gjatë hyrjes së tyre në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar rastin si “skandal institucional”.
Në një kumtesë për media, BDI theksoi se studentët nuk kishin ardhur për të provokuar, por për të mbështetur kërkesën e studentëve shqiptarë për përdorimin zyrtar dhe të plotë të gjuhës shqipe.
“T’i ndalosh, t’i pengosh dhe t’i trajtosh si kërcënim studentët që solidarizohen me një kauzë gjuhësore e kombëtare, është akt i papranueshëm”, thuhet në reagim.
Nga partia opozitare thanë se videot e publikuara në media tregojnë qartë, sipas tyre, përmasa të keqtrajtimit nga ana e policisë, ndërsa pretenduan se studentët janë ndjerë “të marrë peng”.
BDI akuzoi institucionet për presion politik ndaj studentëve shqiptarë dhe dënoi ashpër sjelljen e policisë, duke përmendur edhe pretendime për kërcënime verbale dhe dhunë fizike ndaj një të mituri.
Në fund të reagimit, partia kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dorëheqjen e Astrit Iseni.
Sipas BDI-së, në një shtet demokratik nuk duhet të pengohen studentët që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.
Ka ndërruar jetë ish-futsallisti i njohur Nexhmedini, i cili në mesin e miqve, sportdashësve dhe…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka vlerësuar investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë,…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…
Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…