Categories: LajmeMaqedoni

Arbenita Meta dhe Nicole Varnes diskutojnë bashkëpunime kulturore në Tetovë

U.D. drejtoresha e I.N. Galeria e Arteve Tetovë, Arbenita Meta, ka pritur në takim U.D. Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Nicole Varnes.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kuratori-këshilltar i Galerisë, Behar Ferati, ndërsa pritja u zhvillua në ambientet e institucionit.

Gjatë bisedës u diskutua për aktivitetet dhe projektet aktuale që realizohen nga Galeria, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe kulturës, me theks të veçantë në shkëmbimet kulturore dhe promovimin e vlerave artistike.

Palët vlerësuan rëndësinë e mbështetjes së iniciativave artistike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke synuar krijimin e hapësirave të reja për artistët dhe zhvillimin e jetës kulturore në vend. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me gatishmëri për bashkëpunime të ardhshme.

Në përmbyllje, nga Galeria e Arteve Tetovë u shpreh mirënjohje për vizitën e ambasadores Varnes, duke theksuar vlerësimin për interesimin e saj ndaj punës së institucionit dhe duke shprehur pritshmëri për bashkëpunime të mëtejshme në promovimin e artit dhe kulturës./tetova1.mk

Admin1

Recent Posts

Shkupi tashmë më afër Prishtinës

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka vlerësuar investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë,…

9 minutes ago

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, çmimi i parë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…

46 minutes ago

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

1 hour ago

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

2 hours ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

3 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

15 hours ago