Ana dhe Kevin vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të krijuar në Big Brother VIP Kosova.
Edhe pas përfundimit të spektaklit, dyshja po e vazhdon romancën dhe shpesh ndajnë momente të përbashkëta me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ata kanë kaluar një mbrëmje romantike në një restorant peshku, ku kanë shijuar kohë së bashku në një atmosferë të ngrohtë.
Gjatë darkës, Ana ka bërë edhe një dedikim të veçantë për Kevinin në Instastory, gjë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

