Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Amber, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj disa pyetjeve personale nga Mateo Borri.
E pyetur se çfarë mendon kur sheh një nuse me vello, Amber tha se fillimisht pyet veten nëse martesa është bërë nga dashuria dhe nëse partnerët e kanë dashur vërtet njëri-tjetrin.
Kur u pyet se si e imagjinon dasmën e saj, ajo u shpreh se nuk do të zgjidhte një fustan tradicional nusërie, por do të preferonte një kostum të bardhë.
Amber theksoi gjithashtu se, nëse një ditë do të martohej, bekimi më i rëndësishëm për të do të ishte ai i nënës së saj.
Në fund të intervistës, ajo ndau edhe një reflektim personal, duke thënë se dhimbja e ka mësuar të bëhet më e fortë.
