Aksident me skuter në Tetovë, një person i lënduar

Një 35-vjeçar nga Poroj ka pësuar lëndime të rënda pasi ka humbur kontrollin mbi skuterin që po drejtonte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një zonë fushore në afërsi të Tetovës, ku ai ka dalë nga kontrolli derisa po lëvizte me skuter në një arë.

Autoritetet bëjnë të ditur se i lënduari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit po hetohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *