Afrim Muçiqi: Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës u rimëkëmba ekonomikisht pas luftës

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Prizma” në Alsat një nga periudhat më të vështira të jetës dhe karrierës së tij.

Muçiqi tregoi se pas përfundimit të luftës ishte përballur me sfida të mëdha ekonomike, ndërsa mbështetja nga publiku në Dibër, Strugë dhe fshatin Veleshtë kishte qenë vendimtare për rikthimin e tij.

“Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës jam rimëkëmb ekonomikisht”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Sipas këngëtarit, koncertet dhe dashuria e qytetarëve në ato treva i dhanë mundësinë të rikthehej gradualisht në skenë dhe të stabilizonte jetën e tij financiare.

Ai theksoi se nuk do ta harrojë asnjëherë mbështetjen që mori në periudhën kur kishte më së shumti nevojë.