Armir Shahini, finalisti i Big Brother VIP Albania dhe anëtar i grupit West Side Family, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në BBV 5 dhe raportet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit.
I ftuar në emisionin Ndryshe me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, këngëtari tregoi se periudha pas Big Brother ka qenë intensive, mes projekteve muzikore dhe përshtatjes me jetën jashtë shtëpisë.
Gjatë intervistës, Armiri u pyet edhe për raportin me ish-banoren Selin Bollati, me të cilën pati dinamika të komentuara gjatë lojës.
“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan”, u shpreh ai.
Ndërsa i pyetur nëse do të pranonte të ishte në të njëjtin emision me Selinën, ai tha se nuk ka asnjë problem dhe se gjithçka që ka ndodhur në Big Brother e ka lënë pas.
“Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lënë atje”, deklaroi këngëtari.
Armiri foli edhe për marrëdhënien me Rogert, duke treguar se nuk kanë vazhduar shoqërinë, por kur rastisin në rrugë përshëndeten normalisht.
