“I rritet nota nëse më sjell lule”, Ronela Hajati flet për romancën

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen me disa përgjigje gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Live me Luizin”, ku u pyet për sjellje të ndryshme në një lidhje dashurie.

Gjatë lojës, këngëtarja bëri disa komente me humor për xhelozinë, besimin dhe gjestet romantike, por një përgjigje e saj nxiti më shumë kuriozitet.

Kur Luizi përshkroi një partner që pas një zënke e heq nga Instagrami dhe e bllokon në WhatsApp, Ronela u shpreh: “Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim”.

Kjo deklaratë ngriti dyshime te publiku nëse këngëtarja po i referohej një përvoje personale, megjithatë ajo nuk konfirmoi se është në një lidhje dashurie.

Ndërkohë, Ronela tregoi se i vlerëson partnerët që kanë besim te vetja dhe që nuk ngurrojnë të bëjnë gjeste romantike, duke thënë se lulet janë gjithmonë të mirëpritura.