Rogert Sterkaj dhe Lim Hoti kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një fotografi nga një ambient elegant, ku shfaqen të rrethuar nga vajza me fustane mbrëmjeje.
Në foto, Rogerti shfaqet me kostum të zi, syze dielli dhe zinxhir të artë, ndërsa mbishkrimi “The Albanian Hugh Hefner” i jep imazhit një notë humoristike dhe provokuese. Fotografia shoqërohet edhe me urimin “Happy Birthday”, në nder të Lim Hotit.
Lim Hoti, emri i vërtetë i të cilit është Blerim Hoti, është i njohur për pjesëmarrjen në formate televizive si “Ferma VIP” dhe “Big Brother VIP Kosova”. Ndërsa Rogert Sterkaj u bë i njohur për publikun nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania”.
