Adri dhe Iliriana kanë ndarë me ndjekësit një fotografi pranë veturës së tyre të re, një BMW X6 xDrive40d e vitit 2026.
Automjeti luksoz, në ngjyrë të bardhë dhe me dizajn sportiv, ka tërhequr vëmendjen në fotografinë e publikuar nga çifti.
BMW X6 është një nga modelet SUV të markës gjermane që dallohet për linjat dinamike, përmasat e mëdha dhe kombinimin e elegancës me karakterin sportiv.
Adri dhe Iliriana, përveç angazhimeve në muzikë, marrin shpesh vëmendje edhe përmes postimeve nga jeta e tyre personale.

