Aktori Behar Nesimi, i njohur për publikun nga seriali humoristik “Bashkallajk”, ka festuar mbrëmjen e djeshme dasmën me Loreta Veselin.
Në ceremoni nuk munguan muzika, vallëzimi dhe atmosfera festive, ndërsa të pranishëm ishin edhe kolegët e tij nga seriali “Bashkallajk”, të cilët iu bashkuan festës me këngë e valle.
Për atmosferën muzikore u kujdesën Ganja me ProBand, ndërsa pamjet nga dasma tregojnë çiftin duke festuar mes familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Gjatë mbrëmjes u ruajtën edhe traditat e dasmave shqiptare, përfshirë hedhjen e parave gjatë vallëzimit, ndërsa nusja tërhoqi vëmendjen me fustanin e bardhë.
