Sara Hoxha reagon pas protestës në Tiranë, por postimi i saj ngjall kritika!

Influencerja Sara Hoxha ka reaguar në Instagram pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, por mënyra se si e përcolli mesazhin e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në një fotografi të publikuar në Story, Sara shfaqet duke kryer ushtrime fizike, ndërsa krahas imazhit shkruan:

“Po mundohem ta qartësoj mendjen, por gjithçka për të cilën mund të mendoj është… ishalla nuk lëndohet më njeri”.

Megjithatë, postimi nuk është pritur njësoj nga të gjithë. Disa përdorues në platformën X e kanë kritikuar mënyrën e saj të reagimit, ndërsa komentet ndaj influencers kanë qenë të ndryshme.