Mesazh i fortë nga Klodi për të rinjtë shqiptarë: “Ata meritojnë më shumë”

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka ndarë një mesazh emocional për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë, duke kujtuar sakrificat e familjes së tij gjatë emigrimit në vitin 2001.

Klodi tregon se prindërit e tij u larguan nga Shqipëria për të siguruar kushte më të mira jetese dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tyre.

Ai shpreh dhimbje që, edhe pas më shumë se dy dekadash, të rinjtë përballen me të njëjtat dilema dhe mungesë mundësish.

“Emigrimi duhet të jetë një mundësi e zgjedhur, jo një detyrim për shkak të mungesës së mundësive”, thekson Mihaj, duke shprehur mbështetje për studentët që protestojnë dhe duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet.

Mesazhi i tij është i qartë: të rinjtë meritojnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre, pa u detyruar të largohen për një jetë më të mirë.