Pas një periudhe më të qetë në rrjetet sociale, Gjesti është rikthyer me disa postime, duke iu drejtuar fansave dhe duke paralajmëruar se së shpejti do të jetë sërish më aktiv.
Në një video të publikuar teksa po voziste, artisti foli me humor për mungesën e komunikimit me ndjekësit, duke pranuar se gjatë kësaj kohe e ka kuptuar edhe më shumë dashurinë dhe mbështetjen e tyre.
“Ku jeni, pash familjen? Më ka marrë malli për ju. Shumë jeni tu më mungu. Qetash po ia di vlerën, veç qetash e di sa po më doni ju mu”, u shpreh Gjesti.
Gjatë videos, ai vuri re edhe disa fansa në një automjet tjetër, të cilët e përshëndetën sapo e panë. Gjesti ua ktheu përshëndetjen me entuziazëm, duke thënë: “A pe sheh dashnia? Kqyre dashnia”.
