Dua Lipa promovon produktin e saj të ri në New York

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon promovimin e produktit të saj kozmetik „Dua by AB“. Këtë herë, destinacioni i radhës ishte Nju-Jorku, ku ajo prezantoi pikën e saj të përkohshme të shitjes (pop-up).

“M’u desh ta sillja në Nju-Jork pikën time të përkohshme ‘Dua by AB’”, shkroi Dua në njoftimin e saj.

Produkti, i lançuar më shumë se një vit më parë, është pjesë e angazhimeve të saj në industrinë e bukurisë, me fokus kujdesin për një lëkurë të shëndetshme dhe elastike.