“Sa krenar do të ishte…” – Dedikimi prekës i Selvije Jaos për Shpat Kasapin

Pothuajse një vit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar bashkëshortin e saj dhe mungesën e tij në jetën e djalit të tyre, Roelit.

Përmes disa fotografive të ngrohta të Shpatit pranë të birit, Selvija ka shprehur mallin dhe dhimbjen për mungesën e tij.

“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo.

Selvija ka treguar se do të kujdeset që Roeli të rritet duke e njohur dhe kujtuar babain e tij, përmes historive dhe kujtimeve që do t’ia përcjellë.

“Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar… por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj.”

Në fund, ajo ka shprehur besimin se dashuria për Shpatin do të vazhdojë të jetojë përmes djalit të tyre.

“Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë.”