Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare prokurori Xhemal Lloga nga Struga

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal Lloga nga Novosella e Strugës.

Lloga për shumë vite ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe ushtroi detyrën e prokurorit në Strugë, duke lënë pas një periudhë të gjatë angazhimi profesional.

Sipas informacioneve, ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Varrimi do të zhvillohet sot, e enjte, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Novosellë.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmve. I lehtë i qoftë dheu!