Gazetari shqiptar Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë në një video të publikuar në TikTok, duke paralajmëruar se do të publikojë fotografi që, sipas tij, lidhen me një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tozaj ka pretenduar se deputeti në fjalë ka dërguar më shumë fotografi se personat e tjerë që ai përmendi në video.
“Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë”, ka deklaruar Tozaj.
Ai nuk ka zbuluar emrin e deputetit, duke thënë se fotografitë dhe detajet do të publikohen në një moment tjetër.
“Le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik, se aty do të keni spektakël”, ka thënë ai.
Deri në një publikim apo konfirmim të mëtejshëm, bëhet fjalë për pretendime të gazetarit, ndërsa identiteti i deputetit mbetet i panjohur.
