Vjen reagimi iBenitës, pas “poshtërimit” nga familja e Aurorës

Reagimi i motrës së Aurorës ndaj Labit, ku kërkoi që Benita të largohej nga dasma, u bë viral në rrjetet sociale.

Shkak u bë veshja e Benitës, e cila mori kritika të shumta nga ndjekësit, disa prej të cilëve e cilësuan si të ngjashme me vello dhe jo të përshtatshme për një dasmë.

Pas gjithë reagimeve, ish-banorja e BBVK-së ka reaguar përmes një Instastory, duke dhënë qëndrimin e saj për situatën.

Siç është bërë e ditur, Benita kishte marrë ftesë nga dhëndri, ndërsa situata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.