Roza Lati reagon ashpër ndaj komenteve fyese: “Mos e lidhni emrin tim me skandale”

Roza Lati ka reaguar ashpër ndaj komenteve dhe etiketimeve fyese që, sipas saj, po i drejtohen në rrjetet sociale.

Përmes disa postimeve në Instagram, moderatorja ka kërkuar që emri i saj të mos lidhet me skandale apo aludime ku, sipas saj, nuk ka pasur asnjë përfshirje.

“Këtë SMS tani e kam për ju k*rvat. Meshkuj e femra. Që në çdo dalje timen në intervista, shani e fyeni. Pa më njohur personalisht”, ka shkruar Roza.

Ajo ka kundërshtuar edhe etiketimet fyese ndaj saj, duke pyetur se pse duhet të gjykohet për karakterin dhe mënyrën e saj të të shprehurit.

Roza ka përmendur edhe disa prej skandaleve që kanë bërë bujë së fundmi, duke theksuar se, sipas saj, emri i saj nuk është përmendur në to.

“E lexuat gjëkund emrin tim?”, ka shkruar ajo, duke shtuar se nuk dëshiron që emri dhe imazhi i saj të lidhen me histori ku nuk ka qenë e përfshirë.

Në reagimin e gjatë, moderatorja ka folur edhe për vështirësi të përjetuara gjatë fëmijërisë dhe mënyrën se si ato kanë ndikuar në formimin e saj.

“Unë jam rritur me trauma, kam parë dhunë e skena agresive që s’ja uroj asnjë fëmije! Dhe këtë tip që kam sot, e kam se kam kuptuar rëndësinë e jetës, që në fëmijëri. Sa e shtrenjtë është JETA.”

Në fund, Roza e ka mbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikuesit: “Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh! As emrin e as fytyrën s’ma ke parë në asnjë skandal.”