Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vizituar së fundmi Pejën, këtë herë për një arsye krejtësisht familjare.
Sipas raportimit të Telegrafit, Dua ka marrë pjesë në dasmën e djalit të hallës së saj, Andit, i cili i ka dhënë fund beqarisë.
Këngëtarja, e cila rrallëherë viziton Kosovën pa një angazhim publik, këtë herë është rikthyer për të qenë pranë familjarëve në një nga momentet e tyre më të veçanta.

Një vizitë private, larg skenës dhe vëmendjes publike, por që nuk kaloi pa u vënë re.
