Benita Zena tregon arsyen e pauzës: “Kam pasur disa probleme personale”

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, është rikthyer së fundmi në paraqitjet publike, pas një periudhe larg vëmendjes mediatike.

Në një intervistë për “Kosova Today”, Benita tregoi se mungesa e saj nga skena dhe projektet muzikore lidhej me disa çështje personale.

“I kam pasur disa probleme të mia personale dhe nuk më ka interesuar kurrgjë. Thjesht atë mallin e Big-ut e kam shfrytëzuar krejt jashtë, çdo minutë me ta. Kam pushuar, kam punuar me veten, nuk është që nuk kam punuar, por tash kam me i lapsu”, u shpreh ajo.

Benita foli edhe për reflektimet e saj pas eksperiencës në BBVK, duke thënë se ka mësuar shumë për veten dhe për marrëdhëniet me njerëzit.

“Kam mësuar, kam reflektuar me veten, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt. Duhesh me e mësu edhe fjalën ‘jo’, sepse para Big-ut nuk e kam ditur atë fjalë”, tha këngëtarja.

Benita Zena ishte pjesë e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në fazën e gjysmëfinales. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo tërhoqi vëmendjen e publikut me personalitetin dhe mënyrën e saj të lojës.