Provimi për shoferët profesionistë në Gjermani, tashmë edhe në shqip

Gjermania ka ndryshuar rregulloren për kualifikimin e shoferëve profesionistë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe ndër gjuhët në të cilat mund të zhvillohet provimi.

Ndryshimi ka hyrë në fuqi më 18 gusht 2026, pas publikimit të rregullores së re në Gazetën Federale Gjermane. Sipas rregullores, provimi mund të zhvillohet në shqip, anglisht, arabisht, kroatisht, polonisht, rumanisht, rusisht, turqisht dhe ukrainisht, përveç gjermanishtes. 

Mundësia vlen për provimin e kualifikimit profesional të shoferëve, i lidhur me atë që njihet gjerësisht si “Kodi 95”. Në Gjermani, dëshmia e kualifikimit profesional tashmë lëshohet si dokument i veçantë i shoferit, ndërsa “95” lidhet me dëshminë e kualifikimit. 

Gjuha e provimit duhet të zgjidhet gjatë regjistrimit. Komunikimi administrativ me institucionin, si ftesa dhe njoftimi për rezultatin, vazhdon të bëhet në gjuhën gjermane. 

Ndryshimi pritet ta bëjë më të qasshëm procesin e kualifikimit për shumë shoferë shqipfolës që duan të punojnë në sektorin gjerman të transportit.