BBVK nis së shpejti, publikohen 9 emra që përfliten si banorë të rinj

Me afrimin e sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, kurioziteti për personazhet që do të hyjnë në shtëpi po rritet.

Gazetari Elton Tozaj, gjatë emisionit “Radar”, ka përmendur nëntë emra që, sipas tij, pritet t’i bashkohen edicionit të ri të reality show-t.

Emrat e përmendur janë: Jona Krasniqi, Sheki, Vjollca Haxhiu, Kledina Kajtazi, Anjeza Kubetini, Valentin Mehmeti, Bejta, Kaltrina Kelmendi dhe Liki.

Lista ka ngjallur reagime dhe kureshtje te fansat e formatit, ndërsa disa prej emrave janë tashmë të njohur për publikun.

Megjithatë, deri në konfirmimin zyrtar nga produksioni, këta mbeten emra të raportuar nga gazetari dhe jo një listë zyrtare e banorëve. Kast-i përfundimtar mund të pësojë ndryshime para nisjes së spektaklit.

Se cilët prej tyre do të kalojnë realisht derën e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, pritet të zbulohet me afrimin e premierës.