“Më kthe lumturinë time” – lutja e Ronela Hajati

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim emocional në Instagram, ku ka ndarë një dëshirë shumë personale.

Përmes një “Instagram Story”, këngëtarja ka shkruar se gjatë këtij viti është lutur për paqe dhe qetësi, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një periudhë jo të lehtë.

Ronela shprehet se ka qenë e përkushtuar, besnike dhe e sinqertë, ndërsa tregon se ka vazhduar të punojë dhe të përballet me vështirësi edhe në momentet kur nuk e ka pasur të lehtë.

“E vetmja gjë që dëshiroj dhe për të cilën jam lutur këtë vit është paqja dhe një sistem nervor i qetë. Kam qenë besnike deri në palcë, e përkushtuar, kam dashur me gjithë shpirt, trup dhe mendje, kam qenë e ndershme dhe shpresëplotë, kam pritur me aq durim, kam punuar aq shumë edhe në ditët që mendoja se nuk do t’ia dilja, për të pasur një jetë të mirë, kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat, mendimet e tepërta dhe gjykimi i vetes…”, shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, ajo i drejtohet Zotit me një lutje për t’i rikthyer lumturinë dhe për t’i dhënë fund lotëve dhe trishtimit.

🗣️ “Të lutem Zot, më kthe lumturinë time. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time.”