Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Tetovës për tatimin në pronë dhe taksën komunale

Njoftim për qytetarët e Komunës së Tetovës

Komuna e Tetovës i njofton qytetarët se nga 1 tetori do të fillojnë procedurat lidhur me detyrimet e papaguara për tatimin në pronë dhe taksën komunale për firmën e shpallur.

Për këtë arsye, ftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet që kanë detyrime të papaguara që të kontrollojnë gjendjen e tyre dhe t’i kryejnë pagesat me kohë, për të shmangur procedurat e mëtejshme që parashikohen për rastet e borxheve të papaguara.

Për më shumë informacione, qytetarët mund të drejtohen në zyrat nr. 44 dhe 47, si dhe të përdorin shërbimet elektronike:

Komuna e Tetovës u bën thirrje qytetarëve që t’i përmbushin me kohë detyrimet e tyre, duke shmangur kështu procedurat e mëtejshme që mund të ndërmerren për borxhet e papaguara.