Një zjarr ka shpërthyer këtë pasdite në lagjen Zhelezara të Shkupit, ku është përfshirë nga flakët një depo me ngjyra dhe llaqe në bulevardin “Aleksandar Makedonski”.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në vendngjarje kanë dalë 6 automjete zjarrfikëse dhe 20 zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Zjarri, sipas QMK-së, ende konsiderohet aktiv.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit dhe dëmet materiale ende nuk janë bërë të ditura.
Për shkak të materialeve që ndodhen në depo, ndërhyrja po kryhet me kujdes të shtuar. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të ndërhyrjes.
