Publikoi fotot në rrjet social dhe e akuzoi për borxh, arrestohet 32-vjeçari nga Bogovina

Një 32-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës është privuar nga liria nga policia pas një denoncimi të bërë nga një 38-vjeçar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 20:00, kur zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë ndaluar N.I. (32).

Sipas denoncimit, 32-vjeçari kishte publikuar në një rrjet social fotografi të denoncuesit, duke pretenduar në publikim se ai i kishte borxh para.

Policia ka nisur procedurën për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet të ndërmerren edhe masat përkatëse ligjore.