Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një 16-vjeçar nga fshati Kondovë ka humbur jetën pasi ishte dërguar pa ndjenja në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 25 korrik 2026, rreth orës 16:22, nga klinika është raportuar se i mituri ishte sjellë në gjendje të pavetëdijshme, ndërsa pas një kohe të shkurtër mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Sipas informacioneve, 16-vjeçari kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fshatin Hasan Beg, kur papritur iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe humbi ndjenjat.
- Mjeku ka konstatuar se në trup nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, i cili pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.
