Arrestohet 24-vjeçari,pasi e tërhoqi me automjet nënën 42-vjeçare

Një 24-vjeçar nga një fshat i Komunës së Petrovecit është arrestuar nën dyshimin se me automjet ka tërhequr nënën e tij 42-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 18:50.

Policia bëri të ditur se i dyshuari është privuar nga liria dhe se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Pas dokumentimit të tij, ndaj 24-vjeçarit do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.