Deklarata e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviç, se në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Mes atyre që kanë reaguar është edhe aktorja dhe fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, e cila ka publikuar një reagim në InstaStory.
Ajo ka shpërndarë një fotografi të ministres serbe, të shoqëruar me mbishkrimin: “Humanizmi përfundon aty ku nis racizmi. Fytyrë e salduar me spërkla majdanozi.”
Deklarata e Paunoviç ka nxitur reagime të shumta nga figura politike dhe publike në rajon, të cilët e kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe përmbajtjen e saj.

